Këshilli i Lartë i Prokurorisë i është përgjigjur opozitës në lidhje me kërkesën e këtyre të fundit për shkarkimin e Prokurores së Përgjithshme të përkohëshme Arta Marku për çeshtjen e prokurorit Bujar Sheshi.

 

Në shkresën drejtuar krerëve të grupeve parlametare, KLP thekson se e drejta për nisjen e procedimit disiplinor ndaj prokurores Arta Marku nuk është kompetencë e tyre.

 

Sipas KLP, kjo e drejtë I takon Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë dhe se deri në përfundim të mandatit të Kolegjit të Apelimit procedimet disiplinore kundër  Prokurorit të Përgjithshëm shqyrtohen nga Kolegji i Apelimit.

 

Prokurori Bujar Sheshi, njeheresh anetar i KLP, rezultoi sipas dokumentit te dorezuar nga Autoriteti Dosjeve se ka qene pjese e ish-Sigurimit te Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *