Edhe pse u cilësua si një nga transferimet më të bujshme të merkatos së dimrit në Premier league, Armando Broja vijon t’i nisë ndeshjet nga stoli te skuadra e Fulham, ashtu siç ndodhte edhe te Chelsea.

Broja u huazua për 6 muaj nga Chelsea te Fulham me qëllim për të luajtur më shumë.

Mediat britanike madje kanë zbërthyer edhe klauzolën mes dy klubeve, ku Chelsea kërkon që Broja ta nisë si titullar në 60% të ndeshjeve të mbetura, në të kundërt Fulham do të duhet të paguajë më shumë në fund të sezonit.

Sipas “The Sun”, në klub janë të pavendosur për mënyrën se si do të trajtojnë sulmuesin shqiptar për shkak të marrëveshjes. Tabloidi britanik bën të ditur se Fulham ka paguar rreth 750 mijë paund për të huazuar Brojën deri në fund të sezonit, por shifra është progresive dhe shkon deri në 4 milionë paund në varësi të aktivizimit të sulmuesit shqiptar dhe numrit të ndeshjeve që ai do të luajë.

Akordi parashikon që Broja të luajë minimalisht 60% të ndeshjeve të Fulham nga momenti i firmës, por si titullar, jo thjesht aktivizim.

Ndaj te Fulham po mendojnë si të veprojnë me sulmuesin për të nisur aktivizimin e tij nga minuta e parë në ndeshjet e mbetura për të kursyer.

Por dilemat kanë të bëjnë më faktin se sulmuesit e tjerë po kalojnë formë të mirë dhe po shënojnë gola, ndaj tani po merret në konsideratë edhe ideja e mbajtjes së Brojës në stol në vazhdimësi, ndonëse kjo do i kushtojë një shufër të majmë klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *