Një 42 vjeçar në Pogradeci ka dhënë fund jetës duke u vetvarur.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Dunicë, Njësia Administrative Trebinjë.
Sipas informacioneve, 42 vjeçari Kledjan Çollaku po përballej me një situatë të rënduar psikologjike pasi kishte kaluar Covidin më shumë se 2 javë më parë.

Njerëzit që e njihnin konfirmuan se atij i ishte fiksuar në kokë se do vdiste nga ajo që kaloi dhe duket se rëndesa psikologjike e ka çuar në vetëvarje. Mësohet se ata nuk kishin probleme ekonomike apo të tjera që mund ta çonin 42 vjeçarin, babain e një fëmije të vogël, në aktin fatal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *