Kompania më e madhe e ndërtimit të anijeve në Kinë, “Dalian Shipbuilding Industry” pas testimeve të ndryshme, ka nxjerrë në det transportuesin më të madh të naftës, i cili llogaritet sa madhësia e 3 fushave futbolli.

 

Anija e quajtur “Udhëtimi i ri” është transportuesi i parë “i zgjuar” në botë dhe ka një kapacitet ngarkimi prej 308,000 ton.

 

Sistemi i instaluar “inteligjent”, bën të mundur që super anija të komandohet me autopilot dhe gjithashtu realizon menaxhimin inteligjent të ngarkesave dhe çdo lloj funksioni tjetër.

 

Naftëmbajtësja “Udhëtimi I Ri” u bë shtesa e fundit në flotën e madhe të kompanisë tregtare të gazit China Merchants dhe u dërgua në qytetin bregdetar të Dalian në Kinën Verilindore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *