Subscribe

Ambasadorja amerikane Yuri Kim foli për mediat pas takimit me figurat kryesore të politikës në Elbasan.

 

Pas diskutimeve me Taulant Ballën, Gazment Bardhin dhe Monika Kryemadhin, Kim e ndali theksin te listat edhe një herë.

 

Ajo tha se emrat që për SHBA janë të rrezikshëm, duhet të merren në konsideratë edhe nga Shqipëria.

 

“Në të shkuarën, gara në Elbasan ka qenë shumë e rëndësishme. Është një kohë e mirë për të ardhur këtu për të parë situatën nga afër dhe për të takuar nga afër njerëzit. SHBA kanë qenë shumë të qarta lidhur me pritshmëritë tona për kandidatë të pastër. Është thelbësore që drejtuesit politikë të marrin përgjegjësi që të sigurojnë që listat e tyre të jenë në përputhje me ligjin shqiptare dhe të marrin në konsideratë të gjitha ato përcaktime të bëra nga SHBA, që kur merren si vendime, nuk merren lehtësisht. Nuk ka lidhje nëse SHBA pëlqejnë dikë apo jo. Ka të bëjë me faktin që nëse Sekretari i Shtetit ka përcaktuar që ky person përbën kërcënim për sigurinë e SHBA, mund të përbëjë kërcënim edhe për Shqipërinë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *