Shqipëria mbetet në listën e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Këshilli i Europës në një raport të publikuar së fundmi ka lënë të pandryshuar vlerësimin për vendin tonë, duke e mbajtur atë në mbikëqyrje të thelluar.

 

Komiteti i ekspertëve të Moneyval deklaron se Shqipëria nuk ka bërë përmirësime të dukshme ndaj këtij fenomeni, pavarësisht disa nismave ligjore të ndërmarra së fundmi. Raporti evidenton mangësi në ndëshkimin e shkelësve të ligjit, transparencën ligjore si dhe mbikëqyrjen e institucioneve financiare dhe bizneseve.

 

Një nga rastet me risk është ajo për  individët apo kompanitë që licencohen për aktivitetin e kazinove si dhe lidhja e tyre kriminale. Nuk ka kërkesa të detajuara për licencimin e këtij aktiviteti.

 

Mangësitë vërehen edhe në kërkesat për aksionerët dhe administratorët e kompanive, pasi nuk u kërkohet në mënyrë të qartë të zbulojnë statusin e tyre teksa krijojnë një marrëdhënie biznesi apo kryejnë një transaksionin mbi pragun e lejuar.

 

Aktualisht qeveria ka në zbatimin ligjin për krijimin e regjistrit për pronarët  përfitues, ku të gjithë ata që kanë një aktivitet biznesi me pronarë në vende të ndryshme të botës, do të detyrohen të bëjnë publike përfituesin. Ky ishte një nga rekomandimet e Moneyval.

 

Shqipëria hyri në listën gri të vendeve më risk të lartë për pastrimin e parave, apo në një mbikëqyrje të thelluar që në vitin 2018 dhe ky listim nuk ka ndryshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *