Subscribe

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan ka zbuluar detaje të reja nga vrasja e gazetarit saudit më 2 tetor në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Në audion që disponon qeveria turke ku është regjistruar e gjithë vrasja makabre e Khashoggi, dëgjohet momenti kur njeri nga personat thonë: “Unë di si ta pres”. Erdogan ia ka dorëzuar audio regjistrimin autoriteteve amerikane, e  përfaqësuesve te disa vendeve të Bashkimit Europian.

 

“Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Kanada, të gjithë e dëgjojnë … një njeri e thotë qartë ‘Unë e di se si ta pres’. Ky njeri është një ushtar. Këto janë të gjitha në regjistrimet audio”, tha Erdogan.

 

Gjatë një fjalimi në Stamboll presidenti theksoi më tej se në çastet e fundit të vdekjes, Khashoggi iu tha vrasësve të tij: “Unë nuk marr dot frymë”.

 

Por kreu i shtetit turk ndërkohë kritikoi heshtjen e disa vendeve lidhur me vrasjen, ndërsa vlerësoi masën e Senatit Amerikan të enjten për të miratuar një rezolutë që dënon princin e kurorës të mbajë përgjegjësi.

 

Gazetari Saudit Khashoggi u vra më 2 tetor pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll për të marrë dokumente të nevojshme për martesën e tij të ardhshme.

 

Edhe pse e mohoi në fillim Arabia Saudite pranoi se Khashoggi u vra brenda konsullatës së tij dhe trupi i tij u copëtua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *