Këshilltari i Jashtëm i Donald Trump, Lindsey Graham duket se beson se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka vdekur. Sipas tij, ai ose është i vdekur, ose është i paaftë, pra në një gjendje të keqe shëndetësore.

“The Sun” shkruan se Lindsey Graham ka folur pas raporteve kontradiktore ku disa media pretendojnë se Kim Jong Un vdiq pas një goditjeje në zemër. Graham ka shtuar se do të shokohej nëse zbulonte se e vërteta është ndryshe.

“Ajo është një shoqëri e mbyllur. Nuk kam dëgjuar asgjë drejtpërdrejt, por do të tronditem nëse ai nuk vdekur ose nuk është i paaftë për të vepruar. Sepse nëse do të ishte e kundërta, nuk do të lejohej që thashetheme si këto të zgjasnin kaq shumë dhe të mos ketë një përgjigje. Kështu që unë besoj se ai ka vdekur ose është i paaftë. Dhe shpresoj se njerëzit e Koresë së Veriut që vuajnë shumë do të marrin ndonjë lehtësim nëse ai ka vdekur.”

Lindsey Graham shtoi se presidenti Trump është gati për të bashkëpunuar me Korenë e Veriut për të përmirësuar gjërat atje.

“Presidenti Trump është i gatshëm të bëjë biznes me Korenë e Veriut në një mënyrë fituese. Pra, nëse ai ka vdekur, unë shpresoj që ai që do të jetë në vendin e tij do të punojë me presidentin Trump për ta bërë Korenë e Veriut një vend më të mirë për të gjithë.”

Ndërkohë, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab tha këtë mëngjes se ai po monitoron nga afër situatën.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu po monitorojnë nga afër situatën, pasi Kina dërgoi një ekip mjekësor në përpjekje për të zbuluar të vërtetën.

Kim Jong un nuk është parë në publik prej dy javësh.

Gazetarja kineze Shijian Xingzou tha se një burim shumë i fortë i tha asaj se udhëheqësi i Koresë së Veriut kishte vdekur.

Ndërsa një media japoneze pretendon se Kim Jong Un është në gjendje vegjetative pas një operacioni në zemër.

Kim u pa për herë të fundit në publik më 11 prill në një takim të Partisë Punëtore në pushtet për të diskutuar për kërcënimin e koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *