Maji është rekordi i fitimeve te korporatës elektroenergjitë, e cila ne 22 dite do te fitoje nga shitja e energjisë elektrike 8.2 milion euro. Reshjet e shiut ne pranvere kane bere qe sezoni i verës te kete te siguruar te gjithë kapacitetin per te prodhuar energji elektrike dhe nga ana tjetër, te sjelle nje fitim gjigand. Korporata po shfrytëzon maksimalisht prodhimin ne kaskaden e Drinit dhe po mbulon nevojat me energji ne te gjithë vendin. Importi është ndërprere, përfshi këtu edhe per ate pjese qe kompania e shpërndarjes ble çdo muaj ne tregun e jashtëm per nivelin e humbjeve. Marrja e kësaj energjie qe i duhet OSHEE-se nga KESH, i siguron sektorit nje shume prej 2.2 milion eurosh dhe 6 milion te tjera vijnë nga eksporti.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *