Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka publikuar në “Facebook”-un e tij dy video nga protesta e naftëtarëve në Fier dhe Ballsh.

 

Baçi shprehet se 10 deputetë të Partisë Socialiste nuk i përfillën kërkesat e naftëtarëve, dhe kërkesat e tyre, duke ardhur fshehurazi dhe duke u larguar vjedhurazi.

 

“Vazhdon, pafundesisht, tallja dhe vuajtja e naftetareve, ne Fier dhe Ballsh. Kane dite ,jave dhe muaj qe kerkojne te drejten e tyre, kerkojne punen e tyre, buken e femijve te tyre. Sot ata kishin shume shpresa, si çdo dite, te mbledhur para Prefektures, mesuan se, do vinin deputetet e rilindjes, perfaqsues te qarkut Fier. Nuk jane pak, por 10, kishin “zgjedhjet ” emerimet ne partine e rilindjes. Por, si gjithmon keta zoterinje, mjeshtra te genjeshtres, vjedhjeve, shmangjeve, dhe ofendimeve, i shperfillen naftetaret, duke i anashkaluar, siç u shpreh zonja ne Video. “Na kthen …….shpinen” Erdhen, fshehur dhe iken vjedhurazi, u larguan nga dera e pasme, e godines. Turp per ju te vet quajtur deputet te Qarkut Fier. Ju,  paguheni me rroga te majme, keni privilegje abuzoni me pushtetin dhe nuk, e kuptoni, dot, hallin e ketyre qytetareve dhe gjithe shqiptareve.”

 

Ndër të tjera, ish-deputeti theksoi se kjo situatë mund të përfundojë vetëm me rrëzimin e qeverisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *