Teksa shkencëtarët paralajmërojnë që mund të na duhet të jetojmë me COVID-19, kushdo që ka frikë nga gjilpërat, mund të marrë frymë lehtësisht. Një ekip shkencëtarësh nga Shën Petersburg po mendojnë të krijojnë një vaksinë anti-COVID që mund të pihet.

 

Instituti i Mjekësisë Eksperimentale të Rusisë, sipas mediave ruse, po kryen provat e vaksinës së parë në botë kundër koronavirusit që mund të pihet nga një shishe. Duke pasur parasysh numrin e shiringave dhe kohën që profesionistët e kujdesit shëndetësor kanë nevojë për të bërë injeksione, ka shpresa që formula e re mund të përshpejtojë procesin e imunizimit të miliona njerëzve.

 

Një prej shkencëtarëve, Alexander Suvorov i dha përgjigje pyetjes që të gjithë ngrenë: Me çfarë shije do të jetë vaksina? Ai u tha gazetarëve se vaksina do të shijonte tamam si një pije popullore me bazë qumështi, e njohur me emrin “Ryazhenka”. Kjo është një pije shumë e dashur në Rusi dhe Ukrainë dhe shijon si qumësht i fermentuar.

 

Alexander Dmitriev, një zyrtar i lartë në Akademinë Ruse të Shkencave, i tha agjencisë ruse të lajmeve “RIA Novosti” se studimet paraklinike të vaksinës së bazuar po zhvillohen dhe mund të përfundojnë brenda vitit.

 

Sidoqoftë, ekipi paralajmëron se receta e saj nuk duhet parë ende si një përgjigje e lehtë për t’i dhënë fund pandemisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *