Subscribe

I ashpër ka qenë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë fjalës së tij në Konventën Kombëtare të Partisë. Ai akuzoi Kryemadhin se djegia e mandateve ka bërë që gjysma e partisë së ikë në emigracion. Nga Pallati i Kongreseve, Ilir Meta i bëri thirrje të gjithë personave që duan të qëndrojnë me Ilir Metën, të qëndrojnë pa bërë lojëra. Ndëra ata që duan të largohen, i bëri thirrje që t’i japin dorën dhe të vazhdojnë rrugën.

Ilir Meta: Kush qëndron këtu për të bërë lojërat e Don Agaçios e për të bërë lojërat e atij tarrallakut e ka shumë gabim. Ilir Meta ka bërë shkollën e Ramiz Alisë, shkollën e Fatos Nanos, shkollën e Sali Berishës. I ka bërë të gjitha shkollat që i duhen për tu përballur me këtë mafie. 

Lexo edhe :

Related Posts

E dija që ishin dy kompani izraelite, të Ramës dhe të Bashës, të cilat kishin lidhje bashkë. Të dyja punonin kundër LSI-së. Çdo njeri ishte i identifikuar. Ata që nuk ishin blerë u bëheshin presion. Kam bërë gabim që kam fol vetëm me 2 deputetë, por duhet të kisha folur më të gjithë një më një. I thash Haxhinastos, që pse e dogje mandatin? Më tha mendova se ti ishe larguar. Por si more jam larguar unë nga beteja. Me 4 mln shqiptarë plus. Me organizmin që sot fillon nga e para. Sot në darkë do të mblidhemi. Gjysma e partisë sot është në emigracion, ky është qëllimi i Rilindjes. Por ne do t’i sjellim me 5 prioritetet tona, me 4 milionë shqiptarë plus. Mbi të gjitha me organizimin, që sot fillon nga e para. Do bëjmë bilancin e ditës së sotme dhe do ta fillojmë nga vetja. Faktor kombëtar për fitoren mbetet organizmi, thoshte Stalini.

Meta tha se jetojmë në një kohë të trazuar, por po synohet asgjësimi i popullsisë. Ai gjithashrtu kritikoi strukturat e partisë në lidhje me anëtarësimet e reja në parti.

Ilir Meta: Ti ose i bën njerëzit për vete ose i largon. Pse gënjehet Ilir Meta me foto?! 1000 të rinj i mbledh Ilir Meta sot, jo vetëm 15 veta. Çdo kush nga që ka 15 vite plus në parti, duhet të kishte nga 15 mijë të rinj nga mbrapa. Nuk është e lehtë që në kohë kaq të trazuara kërkojnë të shkatërrojnë identitetin shqiptar./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *