Subscribe

Takimi i radhës me “Ferma Vip”, në natën e njëmbëdhjetë prime, dhuroi spektakël dhe emocione të mëdha në ekranin e Vizion Plus.

Katër personazhe që deri më tani janë identifikuar nga publiku, të rëndësishëm për bashkëjetesën në fermë, janë të dënuar për thyerje të rregullores.

Ata do të qëndrojnë në shtëpinë e fakirit deri të hënën ndërsa Agai i ka ndaluar të komunikojnë me konkurrentët e tjerë.

Sipas opinionistëve, kjo është një kthesë strategjike e lojës që do të peshojë raportet e varësisë midis banorëve.  

Nga ana tjetër, Renis Gjoka refuzoi vullnetin e fermerëve të tjerë që e zgjodhën me shumicë votash në rolin e kryfermerit.

Tashmë komanda është në dorën e Dijonis Bibës.

Ndërsa të gjithë fermerët janë në televotim, me përjashtim të Xhesika Polos e cila mban hajmalinë shpëtuese dhe Elsa Lilës që nuk është konkurrente, por mban një mision nga Agai si planprishëse, brenda “Fermës Vip”.

Përtej debateve dhe diferencave në kushtet e izolimit, Florjan Agalliu mori përgjigjen e kërkesës së tij të vazhdueshme.

Vajza e tij dhe miqtë u bashkuan në arenën e fermës Vip për t’i dhënë fermerit kurajon e nevojshme në vazhdimin e garës.

Deri të hënën, në një izolim brenda izolimit ku do të duhet të kryhen sfidat dhe një sërë dinamikash të tjera, mos humbisni asnjë detaj, duke ndjekur Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2 në platformën digjitale Tring./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *