E shtunë, 10 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, ministri Hasani: Përshëndes rezultatin historik të shqiptarëve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar për rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka përshëndetur rezultatin historik të shquptarëve në këto zgjedhje dhe u shpreh se e ardhmja lëviz drejt Bashkimit Europian.

Reklamë

“Përshëndes rezultatin historik të shqiptarëve në zgjedhjet e 8 Majit 2024 në Maqedoninë e Veriut.

Për të gjithë ne, e tashmja ka vetëm një emërues të përbashkët: bashkëjetesën mes etnive, feve e kulturave në harmoni e respekt të ndërsjellë.

Reklamë

E ardhmja lëviz vetëm në një kah: drejt Bashkimit Europian dhe familjes së vendeve demokratike”, shkruan Hasani.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë