Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 August 2026
Vizion fokus

Qytetarët: Mos e shkrini Patosin. Banorët protestojnë kundër hartës...

Irani: Do synojmë goditjen e objektivave amerikane në Evropë...

Tragjike, 3 anëtarë të së njëjtës familje mbyten në...

SHBA dhe Kanadaja drejt arritjes së marrëveshjes tregtare, Trump...

Shoferi humbi kontrollin e makinës, përfundon në fund të...

Kundërshtoi luftën në Ukrainë, dënohet me 11 vite burg...

Ish-ministri i shkarkuar ukrainas i Mbrojtjes bën thirrje për...

Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në...

Trump publikon hartën, shpall Ngushticën e Hormuzit si “territor...

U gjet e pajetë në banesë, burri dhe vjehrra...

Biden: Nuk do ta furnizoj Izraelin me armë për ta goditur qytetin Rafah

9 Maj 07:57

Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se nuk do ta furnizonte Izraelin me armë sulmuese që mund t’i përdor për të nisur një sulm në Rafah, baza e fundit e madhe e Hamasit në Gaza. Presidenti amerikan ka shprehur shqetësimin për sigurinë e më shumë se 1 milion civilëve të strehuar atje.

Në një intervistë për rrjetin CNN, Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të përkushtuara ndaj mbrojtjes së Izraelit dhe do ta furnizonin atë vend me raketa për mbrojtjen si dhe armë të tjera mbrojtëse, por nëse Izraeli sulmon qytetin Rafah, “ne nuk do ta furnizojmë me armët dhe predhat që i përdor atje”.

Historikisht Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Izraelit ndihma të mëdha ushtarake. Kjo ndihmë u kërkua me urgjencë pas sulmit të Hamasit më 7 tetor në Izrael që la 1200 të vrarë. Militantët morën peng rreth 250 civilë.

Komentet e Presidentit Biden dhe vendimi i tij javën e kaluar për të ndaluar një dërgesë me bomba me fuqi të lartë në Izrael tregojnë mospajtimet në rritje midis administratës së tij dhe qeverisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Presidenti Biden ka thënë se Izraeli duhet të bëjë shumë më tepër për të mbrojtur jetët e civilëve në Gaza.

Presidenti Biden tha për kanalin CNN se nëse bombat amerikane do të përdoren në qytetin Rafah, ai nuk do ta furnizonte Izraelin.

“E bëra të qartë se nëse ata futen në Rafah –ende nuk kanë shkuar në Rafah – nëse shkojnë në Rafah, unë nuk do t’i furnizoj me armët që përdoren për situata të tilla”, tha zoti Biden.

Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, konfirmoi më herët të mërkurën shtyrjen e dërgesës së armëve gjatë një seance dëgjimore në Senatin amerikan.

Presidenti Biden i dërgoi një urdhër Pentagonit javën e kaluar duke kërkuar një pauzë të dërgimit të armëve të rënda, sipas zyrtarëve që nuk janë të autorizuar të flasin për këtë çështje. /VOA

Posted Under:
Aktualitet Anash Bota
Tagged:
Biden Gaza Izraeli Lufta Rafah

Nga e njëjta kategori

Sekuestrohen makina luksoze të vjedhura jashtë shtetit me vlerë 450 mijë euro, shpallen në kërkim 2 persona

më shumë...

PDK proteston para qeverisë, tubimit i bashkohen edhe prodhuesit vendorë: Konstituoni Kuvendin 

më shumë...

Emigrantët kthehen në Greqi, fluks në pikën kufitare në Kapshticë. Policia punon me 5 sportele 

më shumë...

Qendër për personat në nevojë, prefektja e Korçës kërkon miratimin e institucioneve për rezidencën e re

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:27

Sekuestrohen makina luksoze të vjedhura jashtë shtetit...

12:22

PDK proteston para qeverisë, tubimit i bashkohen...

12:19

Emigrantët kthehen në Greqi, fluks në pikën...

12:05

Qendër për personat në nevojë, prefektja e...

12:03

U arrestua dy ditë më parë, Gjykata...

11:59

Qytetarët: Mos e shkrini Patosin. Banorët protestojnë...

11:28

“Na çudite”, ndjekësit të surprizuar me ndryshimin,...

11:26

Irani: Do synojmë goditjen e objektivave amerikane...

10:53

Të sapomartuar, ky është çifti që humbi...

10:47

Zjarret/ Vihen nën kontroll flakët në Malin...

10:41

Aksidenti me tre të vdekur në Manzë,...

10:22

Tragjike, 3 anëtarë të së njëjtës familje...

10:06

SHBA dhe Kanadaja drejt arritjes së marrëveshjes...

10:05

Shoferi humbi kontrollin e makinës, përfundon në...

9:55

Ishte shpallur në kërkim nga Kosova për...

9:53

Aksident fatal pranë Prishtinës, humbin jetën dy...

9:52

Kundërshtoi luftën në Ukrainë, dënohet me 11...

9:45

Ish-ministri i shkarkuar ukrainas i Mbrojtjes bën...

9:36

Zjarret në Shqipëri/ 25 vatra të raportuara...

9:17

Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet...

Më të klikuarat

  • “E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...
  • Detaje të reja nga krimi në Ksamil/ Autori “kyç gojën” para...
  • I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Taulant Balla f...
  • Tragjedia në Manzë! Aksidenti u mori jetën 3 të rinjve, mes...
  • Merr flakë autobusi me 52 turistë në Qafën e Kalasë në Berat...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.