Kuvendi i Shqipërisë
Kuvendi i Shqipërisë

Ditën e sotme mbahet seanca e radhës plenare në Kuvend. Gjatë kësaj seance pritet të ketë interpelancë me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.

Sipas tyre, nga amnistia penale kanë përfituar rreth 100 të dënuar nga Gjykata e Posaçme, gjë që ministri Manja e ka mohuar.

Rendi i ditës:

Në mbështetje të urdhrit nr. 26, datë 7.5.2024 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.5.2024. (Neni 44, pika 2 e Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime
(Neni 44, pika 3 e Rregullores së Kuvendit)
3. Interpelancë me ministrin e Drejtësisë, zotin Ulsi Manja, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
(Neni 80 i Kushtetutës, neni 97 i Rregullores së Kuvendit).
4. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KFW Frankfurt am Main (KfW), për financimin e projektit “Transporti i gjelbër i Tiranës””. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe nenit 121, pika 1, shkronja “ç” të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari.
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat.
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme.
Dhënie mendimi Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
Koha e votimit
5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin “Qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat””. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe nenit 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari.
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat.
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Dhënie mendimi Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.
Dhënie mendimi Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.
Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme.
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Europiane.
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
Koha e votimit
6. Projektligj “Për ratifikimin e Konventës Lubjanë – Hagë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Krimit të Gjenocidit, Krimeve kundër Njerëzimit, Krimeve të Luftës dhe Krimeve të Tjera
Ndërkombëtare”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe nenit 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari.
Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Dhënie mendimi Komisioni për Sigurinë Kombëtare.
Dhënie mendimi Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.
Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme.
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Europiane.
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
Koha e votimit
7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *