Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet që prej ditës së djeshme në një vizitë zyrtare në Gjermani.

Një ditë më parë kreu i qeverisë mori pjesë në panelin “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor ”në Charlemagne Prize on Europe.

Nga Gjermania Rama foli për çështje të ndryshme, nga raportet e dy vendeve deri te aspirata e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ndërkohë sot (9 maj) Rama pritet të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit të Karlit të Madh për vitin 2024, ku do të jetë një nga oratorët kryesor të eventit bashkë me zv.kancelarin gjerman Robert Habeck.

Eventi do të zhvillohet në Sallën e Kurorëzimit të Ndërtesës së Bashkisë së Aachenit.

Që prej vitit 1950, Çmimi i Karlit të Madh ka nderuar individë dhe institucione që kanë kontribuar në bashkimin dhe përparimin e Evropës. Ndër fituesit e mëparshëm janë figura të tilla si presidenti ukrainas, Volodimyr Zelesnkiy, presidenti francez, Emmanuel Macron apo Papa Françesk.

Këtë vit, çmimi i jepet kryerabinit Pinchas Goldschmidt, President i Konferencës së Rabinëve të Evropës, për rolin e tij të rëndësishëm në promovimin e dialogut dhe tolerancës ndërmjet komuniteteve të ndryshme fetare në Evropë./vizionplus.tv/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *