Ish-fermeri, Robert Berisha ishte i ftuar ditën e sotme në Ferma Club, ku diskutoi me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova zhvillimet pas largimit të tij.

Roberti u shpreh se i mungojnë të gjithë fermerët, natyra dhe ushqimi bio duke e quajtur një eksperiencë të paharrueshme.
Por nuk mund të kalonte pa u përmendur raporti i tij me Ditea Berishën. Gjatë qëndrimit të tij në Ferma VIP, Robert Berisha u përfol shumë se po flirtonte me blogeren Ditea Berisha.

Por moderatori e ka mohuar kategorikisht të ketë ndodhur diçka e tillë.

“Unë jam shumë i shoqërueshëm. Afrohem me të gjithë dhe keqkputohem shpejt. Kur kam dal jashtë kam parë që është komentuat se kam patur simpati për Ditean. Unë i kam ngacmuar të gjitha vajzat. Unë i kam treguar Diteas për ta dashurën time. Jashtë duket komplet ndryshe”, tha Roberti.

Gjithashtu moderatori foli edhe për reagimin e partneres së tij.

“Ne jemi ka 1 vit bashkë dhe ajo e njeh Robertin. Ajo e di që ajo është lojë e imja dhe i bëj edhe në jetën e përditshme këto gjëra. Nuk ka patur probleme”, përfundoi ai./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *