E diel, 4 Tetor 2026 Familja Kuqezi deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Flamingo Mirror”, Rama publikon të dhënat e 24 orëve të para: U përball edhe me 122 sulme kibernetike

Kryeministri Edi Rama ka publikuar të dhënat e para pas 24 orëve nga kalimi online i platformës “Flamingo Mirror”, të cilën e cilëson si një “epokë të re transparence”.

Rama- Flamingo Mirror

Reklamë

Sipas Ramës, në 24 orët e para platforma ka regjistruar 3,397 kërkime për faqe, mbi 127 mijë kërkime totale dhe 49 pyetje të reja.

Kryeministri thotë gjithashtu se platforma është përballur me 122 sulme kibernetike nga 32 adresa të huaja, të cilat, sipas tij, janë zmbrapsur pa shkaktuar dëme.

“Ky është vetëm fillimi i një përballjeje transparente mes fakteve të qeverisjes dhe llumit anti-shtet të kanaleve sociale”, shkruan Rama në reagimin e tij.

Të dhënat janë bërë publike nga vetë kryeministri, në kuadër të prezantimit të funksionimit të platformës “Flamingo Mirror”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.