Katër persona mbetën të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në aksin rrugor Mamurras- Fushë Krujë, në afërsi të Thumanës. Aksidenti ndodhi paraditen e së martës, kur një mjet tip “volswagen”, përplasi nga pas një makine “gofl”. Si pasojë e goditjes së fortë njëra prej tyre ka përfunduar në vreshtat e një shtëpie aty pranë. Të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak i aksidentit ishte shpejtësia e lartë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *