Subscribe

Katër persona humbën jetën këtë të premte në vendin tonë. Të katërt u mbytën në lumenj.

Paradite u raportua për dy të mbytur në lumin Buna, teksa ishin futur për t’u larë. Njëri prej tyre ishte 14 vjeç, ndërsa njëri 39-vjeç.

Pasdite, bilanci u rëndua. Në lumin Vjosë u mbyt një 30-vjeçar, trupi i pajetë i të cilit nuk është nxjerrë akoma nga polumbaret.

Ndërsa në lumin Drin i Zi të Dibrës humbi jetën një 18-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *