Sistemi zgjedhor është një ndër çështjet më të diskutuar në radhët politike kohët e fundit.

 

Nëse sistemi do të ndryshojë, këtë e kanë në dore në radhë te pare dy partite politike kryesore ne vend.

 

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë panoramë të qartë në lidhje me atë se çfarë kërkohet në të vërtetë.

 

Për të dhënë më shumë detaje në lidhje me platformën që parashikon Partia Demokratike në studion e lajmeve të edicionit qendror në Vizion Plus ka qenë Ivi Kaso sekretar për çëeshtje ligjore në PD.

 

Partia demokratike nuk e ka bërë deri më tani të qartë se çfarë sistemi zgjedhor pëlqen. A do të kemi së shpejti një artikulim të qartë në lidhje me këtë?

Sigurisht ajo që pritet më me interes nga publiku dhe ka kanalizuar dhe marrë pjesën më të madhe të vëmëndjes jo vetëm të debatit të opinionit publik, por edhe të analistëve dhe shoqërisë civile është ndryshimi ose jo i sistemit. Një vemendje jo proporcionale në vështrimin tim pasi nuk besoj se gjithë problemet e zgjedhjeve në Shqipëri mund të reduktohen vetëm në  çështjen kemi sistem të mirë apo të keq. Nuk besoj se zgjidhja  vjen thjesht apo vetëm nga ndryshimi i sistemit. Në radhë të parë çështja e sistemit duhet ti takojë një debati gjithpërfshirës të të gjithë palëve ku të analizohen të mirat dhe të këqijat e sistemit aktual dhe të propozohenavantazhet e sistemi tjetër. Deri më tani kemi dëgjuar vetëm zëra shterpë të cilët propozojnë një sistem pa arsyetuar dhe pa u ndalur se cilët janë arsyet që ka dështuar sistemi dhe çfarë avantazhesh prodhon sistemi i Shqipërisë.

 

Arsyetimi kryesor i bllokut kundra është se ky sistem ja lë në dorë dy anëtarëve të partive kryesore që të bëjnë në minutën e fundit ligjin dhe të zgjedhin kë duan në parlament.

Kjo është kritika kryesore. Kjo nuk është një kritikë që lidhet me sistemin por është çështje e demokratizimit të brenshëm të funksionimit të partive politike. Partitë politike në shqipëri funksionojnë në bazë të statuteve që kanë dhe mekanizma që kanë përcaktuar mekanizma të cilat kalojnë emërimet dhe propozimet qoftë të kandidaturave që ofrohen për pushtetin vendorë qoftë ato për deputet. Nëse këto mekanizma nuk funksionojnë nuk mund tja veshim sistemit zgjedhor por hajde demokratizojmë funksionimin e brenshëm të partive politike, ku veçantërisht partitë e mëdha mund të konsiderohen asete publike. Edhe në platformën që ne kemi paraqitur një ndër pikat ka qenë përpunimi i mekanizmave për tu demokratizuar funksionimin e brenshëm të partive politike.

 

Çfarë bën komisioni opozitar që punon paralelisht prej disa muajsh i fokusuar te çështjet e sistemit zgjedhor, duke pasur parasysh edhe qeverinë nga ana tjetër e cila thekson shkruani çfarë të doni dhe na e sillni.

Kjo qeveri në ndryshim nga qeveria e mëparshme nuk ka pasur kurre këtë qasje me opozitën që ti bëjë ofertën opozitës që shkruani çfarë të doni dhe mjafto që të certifikohet nga ODIHR dhe hajde ti bëjmë. Kjo ka qenë një ftesë e hershme e kryeministrit Berisha në atë kohë ftesë që ja ka bërë Edi Ramës në atë kohë në opozitë, qasja e kësaj mazhorance është se ne do ta bëjmë reformën ndaç hajdeni me ne ndaç mos hajdeni ne do ta bëjmë se kemi detyrime ndaj Evropës. Ne jemi duke përpunuar zgjidhje tona duke draftuar dhe ndryshimet përkatëse qoftë në kodin zgjedhor qoftë në ligjin për partitë politike, apo qoftë në ligjet e tjera që lidhet me zgjedhjet për të pasur gati paketën që do ju propozohet ndërkombëtarëve dhe shqiptarëve.

 

Keni një afat kohor se kur ju duhet tja paraqisni publikut propozimin tuaj?

Ambicia jonë e shprehur ka qenë që brenda fundit të dhjetorit do të ndaheshin me publikun zgjidhje tona konkrete, por për shkak të gjendjes së të cilës kaloi vendi , ku pjesa më e madhe e opozitës ishin në terren pranë banorëve të prekur procesi mori më shumë kohë, por shpresojmë që në javët e ardhme pa përfunduar muaji janar do të jetë gati paketa jonë e ardhshme e cila do të bëhet publike që do të ndahet me shqiptarët.

 

Viti që u mbyll ishte me beteja të forta politike, por qëllimi kryesor rrëzimi i qeverisë nuk u arrit. Po këtë vit cili është qëllimi kryesor?

Synimi ka mbetur i njëtë, synimi ka qenë që tjua rikthejmë sovranitetin popullit, dhe është ai që duhet të vendosi se cila është rruga  më e mirë për të dalë nga kjo krizë e thellë jo vetëm politike por edhe ekonomike që ka kapluar vendin. Vendi ka nevojë për zgjidhje dhe rrugdalje, dhe zgjidhjet duhet ti ofrohen sovranit përmes zgjedhjeve që të garantohen në disa standarte minimale, standarte që kjo qeveri ka provuar në të gjithë këto vite që nuk ka pasur dëshirë tja ofrojë popullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *