76 kg kanabis sativa në formë cokollate janë sekuestruar mesdutën e kësaj të premte në zonën e quajtur Koritiani në Igumenicë.

 

Në prangat e policisë greke ka rënë drejtuesi i makinës tip JEEP me targa IKH 4455 shtetasi shqiptar A.M. 24 vjeç edhe pritësi i lëndës narkotike në Kipseli Athinë shtetasi shqiptar Xh. C, 35 vjeç.

 

Sipas policisë greke në automjet ju gjetën  rreth 73 kilogramë  dhe 840 gramë kanabis sativa si dhe rreth 2 kg dhe 30 gr çokollatë(Cannabis i përpunuar),  që dyshohet se e ka marrë në një rrugë  rurale në kufirin shqiptaro-grek nga personat që ishin në ndjekje nga Policia Kufitare e  Sarandës dhe Policia e Sarandës.

 

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *