Skënderbeu ndalet në Laç nga goli i Shtubinës dhe Murri Selmani,  humbi me rezultatin 1-0 ndeshjen e luajtur kete të shtunë në transfertën e Laçit.

 

Një gol i shënuar nga Shtubina në ’31 të pjesës së parë vendosi fatin e këtij takimi, edhe pse numri 18 i Laçit shënoi një gol të dytë në ’81 por në pozicion jashtë loje. Ekipi korçar e bën kështu një po një jo me fitoret dhe humbjet, duke mos aritur të ngrihet në zonën europiane të tabelës.

 

Kjo edhe për meritë të portierit Selmani që u bë murri shpëtimtar i Laçit duke shmangur gola të sigurt. Madje në ’53 i mohoi golin edhe Bregut që gjuajti nga pika e penalltisë. Që në fillim të pjesës së dytë kur evitoi një gol të sigurt kur i devijoi gjuajtjen nga goditja e dënimit Dejvi Bregut, portieri i Laçit u bë pengesë e pa kapërcyeshme.

 

Ai priti edhe gjuajtjen e Bruno Ditës në ’47  apo më pas një diagonale nga brenda zonës të Vangjelit. Skënderbeu e humbi këtë ndeshje edhe nga pasiguria e mbrojtjes së tij, pasi goli i Shtubinës erdhi nga një rivënie anësore.

 

Edhe pse Laçi në pjesën e dytë u tërhoq në gjysmëfishën e tij nuk la pas dore kundërsulmet e rrezikshme siç erdhi goli i anulluar i Shtubinës. Skënderbeu me këtë humbje rrezikon seriozisht vendet e sipërme të tabelës që i mundësojnë përfaqsimin në kupat e Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *