Së fundmi, Hazal Kaya ka dhënë një intervistë ku ka treguar më shumë detaje nga jeta e saj personale.

 

Ajo rrëfeu se ditën ku mësoi se e ëma e saj ishte diagnostikuar me kancer, ishte një nga ditët më të tmerrshme për të.

 

“Kalova një periudhë shumë të vështirë në jetën time, nuk kisha asnjë mik të më qëndronte pranë, ata u zhdukën të gjithë. Kur vihesh në provë për njërëzit e tu të dashur, për shëndetin e tyre, kupton se disa gjëra nuk janë aq të thjeshta. Megjithatë kjo eksperiencë më bëri më të fortë e më të vendosur.” – ka treguar aktorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *