Subscribe

Për të gjithë bizneset apo individët që kanë një ide inovatore apo kanë një biznes që sjell një risi në treg dhe duan të zhvillohen më tej, qeveria jep granted dhe fondi total arrin në 300 mln lekë për  2024. Nga data 16 shkurt deri  në 24 mars çdo kush mund të aplikojë online. Arian Ymeri, drejtor i agjencisë “StartUp Albania” ishte i ftuar në emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus ku evidentoi risitë e kësaj thirrjeje.

Ky është fondi më i lartë i alokuar ndonjëherë deri më sot. Janë tre faza financimi. Faza e parë është e ajo se kush ka një ide që kërkon ta zhvillojë përfiton 1.5 mln lekë. Faza e dytë është ai biznes që është i regjistruar, por ende s’ka dalë në treg ose është pranë daljes, i cili do të përfitojë deri në 4.5 mln lekë. Faza e tretë është një sipërmarrës që ka dalë në treg, por dot të zhvillohet më tej, përtej tregut vendas dhe përfiton deri në 9 mln lekë, – shpegoi Ymeri në “E-ZONE”.

Por kush aplikon dhe kush është i përjashtuar, si dhe kush janë fushat më të favorizuara?

Fokusi është tek sipërmarrësit në përgjithësi. Çdo lloj moshe apo industrie kanë të drejtë të aplikojnë. Ne duam të kemi një larmi aplikimesh nga çdo fushë. Pritshmëritë tona janë që do të financohen rreth 55-75 kompani dhe individë. Sektorët kryesorë janë turizmi, agroturizmi, energjia, prodhimi, BPO, ICT. Por edhe ide që vijnë nga fusha të tjera kanë po kaq shanse për tu përzgjedhur fitues. Një risi këtë vit është që nëse përbërja e kompanisë është më shumë se 51% janë femra, ajo kompani apo grup individësh do të kenë bonus 5 %, – tha Ymeri në Vizion Plus.

Thirrja është në faqen  e ministrisë “sipërmarrja.gov.al”, ku janë dhe dokumentet për tu plotësuar. Aplikimi bëhet tek  E-Albania. Jo çdo shpenzim do të njihet. Pagesat e punonjësve do të njihen deri në 25% të vlerës së grantit. Do të njihen dhe pagesat për ekspertët e mundshëm. Faza e dytë dhe e tretë financohet deri në 90 dhe 85 % të vlerës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *