E hënë, 19 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rusia kërkoi largimin e diplomatëve të huaj nga Kievi, Hoxha: Kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci, Shqipëria do mbështesë Ukrainën

Ministria e Jashtme ka reaguar pas ultimatumit të Rusisë e cila kërkoi largimin e diplomatëve nga Kievi.

Në një reagim në platformën X, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, është shprehur kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci dhe se Shqipëria nuk do të tërhiqet nga Kievi dhe nga mbështetja për Ukrainën.

Reklamë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:

Shqipëria e konsideron njoftimin e Rusisë ku u bën thirrje personelit diplomatik dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi përpara sulmeve të planifikuara si krejtësisht të papranueshëm.

Reklamë

Kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci; është intimidim. Ai përfaqëson një tjetër shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Shqipëria nuk do të tërhiqet. Ne mbetemi në Kiev. Ne qëndrojmë fort me Ukrainën. Dhe nuk do të intimidohemi.

Përgjigja për këtë luftë nuk mund të jetë më shumë luftë, më shumë krime ose sulme pa dallim kundër civilëve dhe infrastrukturës civile.

E vetmja rrugë përpara është t’i jepet fund një lufte që nuk duhej të kishte filluar kurrë dhe angazhim në negociata të vërteta dhe me mirëbesim për paqe.

Kjo iu përcoll shumë qartë ditën e sotme edhe Ambasadorit të Rusisë në Tiranë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë