Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ulqinin ditën e sotme, ku një shqiptar nga Kosova ka vrarë bashkëjetuesen e tij shqiptare dhe më pas i ka vënë flakën banesës.
Sipas mediave malazeze, Bashkim Gashi është arrestuar nga policia. Raportohet se Gashi ka mbetur i lënduar si pasojë e flakëve .
“Policia, në një kohë shumë të shkurtër, identifikoi dhe vuri nën kontroll një person i cili, siç dyshohet, gjatë natës kreu veprën penale të vrasjes së rëndë në kurriz të bashkëjetueses së tij, dhe më pas i vuri flakën në vend, në shtëpinë ku jetonin së bashku, në vendbanimin Kodre në Ulqin.
Departamenti i Sigurisë së Ulqinit u njoftua mbrëmë rreth orës 00:30 se kishte shpërthyer zjarr në një ndërtesë banimi, një shtëpi në vendbanimin Kodre. Zyrtarët e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje ku u gjet trupi i pajetë i një personi të panjohur, i identifikuar më vonë si DN (36), shtetase e Shqipërisë”, tha policia.
Trupi i viktimës është dërguar për autopsi mjeko-ligjore në Qendrën Klinike të Malit të Zi, ku do të përcaktohet shkaku i vdekjes.





