E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Vendi

Operacioni i përbashkët SPAK-Bari, dalin para GJKKO-së anëtarët e grupit kriminal të Igli Kamberit, “lirohet” shoferi që futi 680 mijë euro në Shqipëri

Igli Kamberi

Kanë dalë sot përpara Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) anëtarët e grupit kriminal të Igli Kamberit, i cili u godit dy ditë më parë në një operacion të përbashkët mes SPAK dhe Antimafias së Barit.

Grupi i drejtuar nga Igli Kamberi akuzohet për pastrim parash të përfituara kryesisht nga trafiku i lëndëve narkotike. Gjykata e Posaçme ka verifikuar masat e sigurisë për të arrestuarit në kuadër të kësaj çështjeje, e cila po hetohet në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Trupi gjykues la në fuqi masat e sigurisë “arrest në burg” për Edi Brahaj, Ergys Kastrati dhe Saimir Pirra, ndërsa për Dritan Buzi u konfirmua masa “arrest shtëpie”. Gjithashtu, masa e sigurisë për Lefter Nelajn u ndryshua nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”.

Masat e caktuara nga GJKKO

Reklamë

Arrest me burg

Edi Brahaj

Ergys Kastrati

Saimir Pirra

Detyrim paraqitje

Lefter Nela

Arrest shtëpie

Nevila Kamberi

Masat e sigurisë të komunikuara në Itali

Igli Kamberi

Idajet Kurti

Bardhok Gjergji

Sokol Fusha

Dritan Buzi

Më 26 maj, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK finalizoi një operacion në bashkëpunim me Antimafien e Barit për goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për pastrim të parave. Në total u lëshuan 15 masa sigurie, përfshirë 4 gra, nën masën e arrestit në shtëpi dhe detyrim paraqitje.

Goditja e grupit kriminal dhe arrestimi i dy personazheve kyç të grupit, Igli Kamberi dhe Ergys Kastrati, erdhi pas hetimeve në zbulimin e vrasjes së shtetasit italian Francesco Diviesti-t, ngjarje e ndodhur më 25 Prill të vitit 2025, në Canosa di Puglia, në jug të Italisë.

Në  Shqipëri u arrestua Ergys Kastrati i njohur si “Bisha”, i cili prej 2 vitesh ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, gruaja e tij Desmira Ceco dhe 2 shoferë që bënin transportin e parave të drogës.

SPAK vendosi në sekuestro pasuri të luajtshme e të paluajtshme të familjarëve e bashkëpunëtorëve të Igli Kamberit dhe Ergys Kastratit, figurat kryesore të grupit kriminal të goditur nga SPAK dhe Antimafia e Barit. Paratë dyshohet se e kanë burimin nga trafiku i drogës dhe dërgoheshin nga Italia në Shqipëri.

Në total u sekuestruan 8 automjete, 10 llogari bankare dhe 4 shoqëri tregtare si dhe 680.595 euro cash. Këto të fundit të kapura në Muriqan në vitin 2024, teksa po tentohej futja e tyre në Shqipëri nga Mali i Zi me automjet nga Lefter Nelaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë