Një nga markat më të famshme të këpucëve në histori do të ketë filmin e saj biografik, të prodhuar nga Netflix. Gjiganti i streaming mori të drejtat e librit “Shoe Dog”, kujtimet e Phil Knight, bashkëthemeluesi i “Nike”. Libri u publikua në vitin 2016 dhe është në listën e librave më të shitur të “New York Times” që atëherë. Pra, ka shumë njerëz të interesuar në këtë histori. Për të mos përmendur shitjet vjetore prej 36 miliardë dollarësh të “Nike”. Në ditët në vijim priten edhe detaje të reja rreth këtij projekti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *