Subscribe

Tirana sfidon këtë të diel Apoloninë me synimin e vetëm për të vijuar rezultatet pozitive. Pas asaj fitoreje të rëndësishme në Laç, bardheblutë ëndërrojnë të ruajnë titullin kampion dhe pse këtë herë janë larg objetivave krahasuar me n jë sezon më parë. Trajneri Orges Shehi nuk e nënvlerësoi aspak kundërshtarin ndërsa theksoi se e rëndësishme është forma e skuadrës

 

ORGES SHEHI.

 TRAJNER I TIRANËS

”Tirana shikon cdo kundërshtar si të radhës , në momentin që jemi tani për ne nuk ka asnjë sfidë të lehtë . Kam një grup të mirë dhe jam i kënaqur me formën e tyre. Po kalojmë një moment të mirë pavarësisht se nuk jemi me një skuadër të kompletuar , objektivi jonë në cdo ndeshje është i njëjtë , fitorja.

 

Shehi foli dhe zhvillimin e sfidës në “Air Albania”, një impiant që ka sjellë gjithmonë fat tek bardheblutë

 

ORGES SHEHI

TRAJNER I TIRANËS

”Për ne nuk përbën problem, për mua atmosfera ka rëndësi. Për sa kohë , djemtë janë mirë dhe të motivuar maksimalisht . Unë këtë synoj.Ti marrim ndeshjet me radhë dhe në fund shikohet synymi. ”

 

Ndërkaq sot luhen edhe dy duelet për titull, Teuta pret Lacin në Niko Dovana dhe Vllaznia-Partizanin ndërsa nesër Kukësi përballet me Skënderbeun dhe Kastrioti udhëton në Ballash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *