Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca tha se vaksina e parë e prodhuar në vend mund të jetë gati deri në fund të verës.

Duke folur në një konferencë Të organizuar nga OBSH, Koca deklaroi: ““Prodhimi i vaksinave të brendshme të Turqisë vazhdon me shpejtësi. Besoj se do ta prodhojmë vaksinën tonë për një kohë të shkurtër. Besoj se vaksina jonë e parë do të jetë e gatshme dhe e suksesshme deri në gusht, shtator, deri në fund të verës.”

Ministri turk shtoi se në vetëm 45 ditë, Turqia ka përfunduar vaksinimin e gati 1.1 milionë punëtorëve shëndetësorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *