Mbyllen procedurat konkurruese të përzgjedhjes së kompanive kontraktore që do kryejnë punimet e dy veprave infrastrukturore, Bypass-it të Fierit dhe Bypass-it të Vlorës.

 

Sipas autoritetit Rrugor Shqiptar njofton se Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane e Investimeve kanë miratuar si fitues: Për Bypass-in e Fierit kompaninë kuvajtiane “CGC, Combined Group Contracting”; Për Bypass-in e Vlorës, Joint Venture shqiptaro-italiane “Gener 2 & Impresa Ing.E.Mantovani”.

 

Ndërkohë ministria njofton se brenda brenda pak ditësh do të nisë rifillimi i punimeve.

 

Përmes një postimi në rrjetin social në Tëitter ka reaguat dhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili e ka përshëndetur këtë marrëveshje dhe thekson se në muajin qershor do të hapet traseja për sezonin turistik.

 

“ Ufffffff… “më në fund me djalë” Erdhi aprovimi i fuuuuundit i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për lidhjen e kontratës së financuar nga kjo bankë për Bajpaset e Fierit dhe Vlorës! Për pak ditë nis puna dhe në qershor patjetër traseja e hapur për sezonin turistik.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *