Duket se fillimi i vitit 2019-të jo vetëm që do të sjellë një pjesëtar i ri në familjen mbretërore, por edhe një sër ndryshimesh përsa i përket stilit të jetesës. Dukesha e Sussex, Meghan Markle e ka marrë shumë seriozisht rolin e gruas dhe  i ka ndaluar bashkëshortit të saj, Princ Harry-t, konsumimin e kafesë, çajit dhe alkoolit.

 

Duke qenë se Harry ka pirë alkool që kur ishte adoleshent, ky ndryshim është një arritje e madhe për të. Meghan gjithashtu i ka këshilluar atij aktivitetin fizik, duke i prezantuar yoga-n.

 

Kështu ajo po e mëson atë të jetojë jetën në një mënyrë të shëndetshme, pasi kjo ndikon dhe në lumturinë e tij. Sipas burimeve, ai ka filluar të pijë vetëm ujë mineral, ka hequr dorë përfundimisht nga cigarja dhe mesa duket Harry po ndihet më mirë. Ndryshimin e tij e kanë vënë re dhe miqtë, pasi janë shprehur se ai duket më i relaksuar dhe më i shëndetshëm./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *