Izraeli ka bombarduar gjatë natës duke u gdhirë e premtja kryeqytetin iranian, Teheranin.
Një ndër fabrikat më të mëdha të prodhimit të raketave dhe minave detare është shkatërruar.
Tel Avivi ka deklaruar se Marina Islamike Iraniane prodhonte në këtë fabrikë shumicën e armëve dhe municioneve të saj.
Në të njëjtën kohë, tensionet janë zgjeruar edhe në rajonin e Gjirit. Porti kryesor tregtar i Kuvajtit është goditur nga një sulm me dronë, duke shkaktuar dëme materiale, por pa viktima.
Ky incident rrit shqetësimet për sigurinë e rrugëve tregtare dhe furnizimit në rajon.
Irani ka goditur gjithashtu një anije tajlandeze me kontenjerë, e cila po kalonte në Ngushticën e Hormuzit pa marrë leje nga autoritetet. Si pasoje 3 marinare jane zhdukur.
Më herët Irani kishte paralajmeruar se anijet do të përballen me masa të ashpra.
Ndërkohë, presidenti Trump bëri të ditur shtyrjen me 10 ditë të sulmeve ndaj infrastrukturës deri më 6 prill, me synimin për të krijuar hapësirë për negociata dhe ulje të tensioneve. Trump siguroi se bisedimet janë duke vazhduar.
Ndërkohë, tregjet globale dhe furnizimi me energji mbeten nën presion, ndërsa komuniteti ndërkombëtar vijon thirrjet për përmbajtje dhe rikthim në dialog diplomatik.





