Subscribe

Dy vëllezër shqiptar jane gjetur te masakruar ne makinën e tyre ne rrugën “Ankona” ne Milano. Policia italiane deklaron se ekzekutimi i 27-vjecarit Agron Lleshaj dhe 24 vjecarit Alban Lleshaj dyshohet te jete bere per larje hesapesh. Fillimisht karabinierët menduan se bëhej fjalë për një aksident rrugor, por më pas rezultoi se dy shqiptarët ishin vrarë ne makinën e tyre tip volksvagen polo. Policia u njoftua fillimisht nga banoret e zonës qe menduan se behej fjale per një aksident rrugor. Por autoritetet konstatuan se dy shqiptarët janë vrarë me pistoletë ndërsa përpiqeshin të arratiseshin per t’iu shmangur atentatit. Nuk ka te dhëna te tjera ne lidhje me ngjarjen dhe autoret, ndërsa autoritetet italiane kane nisur hetimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *