ISIS po përdor trupa njerëzish, sidomos fëmijësh për tu mbrojtur nga ofensiva ajrore e koalicionit ndërkombëtare, të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

BBC ka filmuar për herë të parë një operacion ajror në Mosul. Gazetarja Nafiseh Kouhnavard mori lejen nga ushtria Irakene për të qenë pjesë e një misioni ushtarak me helikopter.

 

Ajo dëshmon se militantët e Shtetit Islamik po përdorin trupat e fëmijëve të gjallë, një mburojë njerëzore, për të parandaluar sulmet e ushtrisë së Irakut por dhe ato të SHBA-së.

 

Prej kohësh koalicioni ndërkombëtar bën me dije se militantë të ISIS janë fshehur mes banorëve në Siri dhe Irak për të frenuar sulmet me raketa të Koalicionit Ndërkombëtar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *