Një paralajmërim që premton të zhdukë ISIS-in, dhe veçanërisht Khorasan, i cili mori përgjegjësinë për sulmin me raketa në aeroportin e Kabulit , u lëshua nga anëtarët e Aleancës Botërore kundër ISIS.

 

“Ne do të përdorim të gjitha mjetet ushtarake, diplomatike, ekonomike, ligjore për të siguruar zhdukjen e kësaj organizate brutale terroriste”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

 

Grupi xhihadist ISIS-K ka marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm me raketa në aeroportin në Kabulit.

 

“Trupat e kalifatit shënjestruan Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit me gjashtë raketa”, tha grupi në një deklaratë.

 

 

Pesë raketa u kapën nga sistemet mbrojtëse raketore të forcave amerikane, duke shmangur tragjedinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *