Evis Kushi do të jetë nënkryetarja e re e Kuvendit, mëson gazetarja e Vizion Plus Mola Luku.
Kushi zëvendëson në këtë post Klodiana Spahiun, e cila mori postin e ministres së Shëndetësisë.
Ndryshimi vjen në nisje të sesionit të ri parlamentar, teksa deputetët rikthehen në sallën e Kuvendit.





