Armët bërthamore nuk kanë vend në doktrinën bërthamore të Iranit, tha sot ministria e jashtme e vendit.

Deklarata e ministrisë së Iranit vjen disa ditë pasi komandanti i Gardës Revolucionare paralajmëroi se Teherenai mund të ndryshojë politikën e tij bërthamorë, nëse presioni nga ushtria izraelite vazhdin.

“Kemi thënë vazhdimisht se programi jonë bërthamor shërben vetëm për qëllime bërthamore. Armët bërthmore nuk kanë vend në doktrinën bërthamore të vendit”, tha ha zëdhënësi i ministrisë Nasser Kanaani në një konferencë shtypi në Teheran.

Pas një rritjeje të tensioneve me Izraelin, kreu i divizionit të sigurisë bërthamore të Gardës, Ahmad Hagdalab, tha javën e kaluar se kërcënimet izraelite mund ta shtyjnë Teheranin të “rishqyrtojë doktrinën e tij bërthamore dhe të devijojë nga qendrimet e tij të mëparshme për përdorimin e armëve bërthamore”.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili ka fjalën e fundit për programin bërthamor të Teheranit, e ndaloi zhvillimin e armëve bërthamore përmes një dekreti fetar, në fillim të viteve 2000./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *