Subscribe

Ky është segmenti rrugor Gjirokastër–Lazarat, punimet në të cilin do të përfundojnë në muajin dhjetor.

Në total janë 3.5 km rrugë që do të rehabilitohen duke e kompletuar me të gjithë elementët e sinjalistikës. Kreu i autoritetit rrugor Afrim Qëndro teksa inspektoi punimet tha se investimi kap shifrën e 1 milion eurove për ta sjellë këtë rrugë në standard.

Duke filluar nga rrethrrotullimi i Lagjes Punëtore deri në fundin e fshatit Lazarat ku bëhet dhe lidhja me pjesën e rrugës së re. Është një rehabilitim që i ka të gjithë elementët, paketën e shtresave, kanalet dhe veprën në të cilën ne ndodhemi, një tumbino e madhe e cila ka qenë shumë problematike në funksionimin e aksit. Është një investim gati 1 milion euro në këtë projekt dhe ne mendojmë se edhe sipas grafikut të punimeve, brenda Dhjetorit ta kemi të mbyllur këtë vepër dhe ky aks i rëndësishëm i korridorit veri-jug të jetë në standard”.

Rehabilitimi i këtij segmenti rrugor është pjesë edhe e projektit më bankën botërore për mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *