Subscribe

Ka nisur këtë të mërkurë faza e dytë e punimeve në impiantin e Bovillës, për shtimin e kapacitetit të depos së ujit.

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi nga afër punën, ndërsa tha se falë këtij investimi do të rritet sasia dhe cilësia e ujit që përçohet në kryeqytet.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

“Lajmi i mirë për qytetarët është se fillojmë investimin e fundit të madh, që jo vetëm 70% e Tiranës të ketë furnizim 24 orë, por 100% e Tiranës të furnizohet me ujë. Në këto 2 vite do të kemi një mega-kantier këtu, do të dyfishohet edhe filtrimi, pra sa ujë mund të futet në rrjet me cilësi, sigurisht edhe dyfishimin e depozitës. Në momentin që dyfishohet depozita do të kemi edhe një shtesë të presionit të ujit. Pas kësaj çlirohemi nga investimet makro dhe kalojmë në investimet kapilare, në çdo lagje”

 

Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, Elton Kacidhja njoftoi se afati për përfundimin e këtyre punimeve është 24 muaj.

 

ELTON KACIDHJA

DREJTORI I UKT

 

“Shpresojmë që në një kohë të shpejtë ta kemi në funksion impiantin, ndërkohë Tirana të ketë mundësi që në të gjithë pjesët e saj të shkojë drejt 100% dhe të ketë ujë 24 orë”

 

Sipas kryebashkiakut, investimi i ri në Bovillë do të shërbejë edhe për rritjen e kapacitetit të furnizimit me ujë të Kamzës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *