Mallrat dhe shërbimet u shtrenjtuan vetëm me 2.6% gjatë muajit të kaluar, sipas të dhënave nga INSTAT.
Megjithëse u shënua rritje e çmimit të naftës me 22% gjatë marsit, apo edhe e perimeve të importit, që gjithashtu u rritën me rreth 10%, INSTAT thotw se inflacioni mbetet i qëndrueshëm.
Rritja e çmimeve të biletave për transportin ndërqytetas gjatë muajit të fundit ishte edhe faktori kryesor i rritjes së moderuar të inflacionit, duke ndikuar me 7.5%, pasuar nga karburantet, tregu i qirave dhe energjia.
Në këtë nivel, norma e inflacionit aktualisht qëndron nën objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3%. Megjithatë, në vijim nëse inflacioni do ta kalojë këtë kufi, Banka e Shqipërisë mund të rrisë normën bazë të interesit.





