Më shumë se 50 përqind e plazheve në bregdetin shqiptar janë publike, kështu u shpreh ministrja Mirela Kumbaro gjatë një inspektimi në bashkinë e Himarës.
Pas aksioneve për lirimin e plazheve, hapësirat publike pothuasje janë dyfishuar, por nga ana tjetër kjo duhet të vijë me kujdes të shtuar dhe më shumë përgjegjesi për mbarëvajtjen e sezonit turistik nga autoritet.
Kumbaro kërkoi bashkëpunimin e policisë kufitare për respektimin e rregullave të mjeteve të turizmit detar.
“Procesi i shpërndarjes së plazheve ka përfunduar dhe na duhet bashkëpunimi edhe i policisë bashkiake me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe strukturave të Policisë së Shtetit. Është bërë një aksion për pjesën e zaptimeve të plazheve në zonën e Potamit dhe Spillesë. Janë vendosur bovat si elementë të sigurisë dhe ndërkohë, angazhimi i policië kufitare është shumë i rëndësishëm për të garantuar sigurinë e jetës për ata të cilët përdorin aktivitete të turizmit detar me jet ski dhe me skafe”, tha Kumbaro.
Të gjithë administratorët e plazheve private duhet të respektojnë distancën 2.5-3 metër buzë detit si hapësirë publike
“Rritja e hapësirave publike rrit nga ana tjetër përgjegjësinë për mirëmbajtjen dhe pastrimin, kështu që dyfishimi i forcave 24 orë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe bashkisë, për të evaduar mbetjet është sfidë më e madhe”, tha ministri Hoxha.
Lidhur me planin e masave, të Policisë së Shtetit për sezonin turistik, ministri i brendshëm tha: Këtë vit kemi shtuar forcat e policisë të cilët do të jenë të stacionuar në Vlorë dhe të gjithë bregdetin. Drejtoria e Policisë Vlorë është shtuar me 95 forca të reja policie të cilat do të jenë të shpërndarë sipas nevojave për monitorimin e plazheve. Në fokusin tonë të veçantë janë dhe mjetet e lundrimit të cilat ndonjëherë mbingarkohen.
Kryetari i Bashkisë Vangjel Tavo, nga ana tjetër u shpreh se janë marrë të gjitha masat dhe është komunikuar me bizneset për lirimin e hapësirave si dhe menaxhimin e mbetjeve./vizionplus.tv





