Subscribe

Presidenti Meta deklaroi në një konferencë për shtyp se nuk ka celje të negociatave me Bashkimin Europian pa zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse dhe demokratike në 13 tetor.

Meta tha se pa u plotësuar ky kush politika, opinioni publik dhe qytetaret të mos presin asgjë të re nga fronti i negociatave pasi nuk do të bjere asgjë nga qielli në 18 dhe 19 tetor.

Kreu i shtetit shtoi se për këtë gjë nuk duhet të pyeten ambasadoret dhe diplomatet e huaj pasi më mirë sesa vetë ai nuk e dinte askush sesi mund të realizohet procesi i integrimit dhe sesi arrihen këto objektiva.

Meta pohoi se kriza në vend është e thellë ndersa ai po perpiqet ti sherbeje maksimalisht interesit kombetar.

 

Mandati im si një ish student i dhjetorit e së dyti si njeri politik, si përfaqësues i institucioneve apo qeverive të mëparshme, dhe si përfaqësues i opozitës e aq më tepër si president,është një mandat me përgjegjësi të madhe. Unë nuk jam këtu të bëj qokën e askujt, jam këtu për interesin kombëtar, dhe të mos bëj qefin e askujt. Pa zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse të standarteve më të besueshme demokratike me 13 tetor mos prisni asnjë mrekulli të bie nga qielli me 18 tetor dhe të zgjoheni me 19 tetor me çelje negociatash. Prandaj kam apeluar për dialog, kjo është e vërteta e asaj që kam kërkuar dhe thënë. Unë jam i gatshëm dhe jap përgjegjësi maksimale jo vetëm si president i Shqipërisë por edhe si politikan.Integrimi nderkombetar nuk realizohet me qoka, jane disa standarte te Kopenhagenit qe duhen plotesohen. Mos degjoni ambasadoret dhe diplomatet e huaj qe ndodhen ne Shqiperi per nje mandat te caktuar. M emiref sesa mua qe kam 30 vite qe merrem me kete pune, nuk e di askush punen e integrimit.

 

Meta i ktheu nje pergjigje edhe komenteve te Rames i cili kishte deklaruar me heret se Presidenti nuk ishte mire e se kishte probleme me shendetin.

 

Unë e falënderoj Ramën për solidaritetin e tij, por po të kem probleme shëndetësore shkoj te doktori, dhe nuk kam as nevojë për piktura. E di ai vetëm ndonje gjë të vecantë mund të pranoja. Përsa i takon parametrave të mi, janë mëse normalë.Tashmë jam gati te ngjis majën më të lartë të Korabit, se nuk dua të largohem nga Shqipëria në të mirë të dialogut politik.I vetmi shqetësim i imi është 19 tetori, pasi edhe këtë datë e kemi marrë me mik, ndaj duhet të jemi të sinqertë me shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *