Subscribe

Policia e Shkodrës identifikoi autorin e atentatit ndaj shefit të policisë bashkiake në Malësinë e Madhe.

 

Mësohet se ndaj Mentor Hasanajt ka qëlluar 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj.  Shefi i policisë po udhëtonte me familjen e tij me makinë nga Shkodra drejt Malësisë së Madhe. Për pasojë, u plagos edhe babai i tij 74-vjeçar.

 

Plagët më të rënda i mori Mentor Hasanaj. Gjatë kontrollit rreth vendit të ngjarjes, efektivët gjetën motomjetin pa targa, një skafandër dhe sende të tjera që janë përdorur nga 19-vjeçari për atentatin.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *