Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 August 2026
Vizion fokus

“Jemi më të përgatitur”, Irani paralajmëron për luftë të...

Pukë/ Policia i afrohet parcelës me kanabis, i armatosuri...

Përmbytje dhe stuhi në Spanjë, 7 të plagosur dhe...

Kërcënimi amerikan për Iranin, Teherani thotë se bllokada ekonomike...

Tragjike! Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron...

Putin paralajmëron kundërpërgjigje ndaj ekonomisë ukrainase: Kievi hapi ‘kutinë...

“Më ço në spital”/ DJ i klubit dëshmon për...

Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet e Sokrat...

DOSJA HETIMORE/ Gjashtë minutat e fundit të portugezit, viktima...

Hoxha: Bashkërendim i përpjekjeve për adresimin e nevojave konkrete...

I zhgënjyer nga lista e Berishës, tërhiqet nga gara më i votuari i PD në Primaret e Tiranës

12 Mars 19:23

Pas publikimit të disa prej emrave që bëjnë pjesë në listate mbyllura në disa qarqe të vendit kanë ardhur dhe pakënaqësitë e para nga ata që nuk ishin pjesë e këtyre listave.

Pas Dashnor Sulës i cili dekalroi se nuk do të garojë në listë të hapur për PD në zgjedhjet e 11 majit, një tjetër kandidat ëhstë tërhequr nga gara.

Lexo edhe :

Related Posts

EMRAT/ Të zhgënjyer nga Berisha, shtohet numri i kandidatëve që tërhiqen nga listat e PD, demokratët e Divjakës peticion kundër listës së Fierit
Zgjedhjet e 11 majit/ Zbardhet lista e kandidatëve të PD, “dynden” aleatët në Qarkun e Tiranës, surprizon kandidati i Dukës në Durrës

Gazetarja e Vizion PLus, Olta Blaceri, mëson se Hysen Kadiu, më i votuari në primaret e PD në Qarkun e Tiranës ëhstë tërhequr nga gara pasi ka mësuar se nuk do të jetë pjesë e lsitës së mbyllur.

Postimi i Kadiut:

Së pari, dua të falënderoj familjen time, miqtë, shoqërinë, të njohur e të panjohur në Kavajën time, që besuan tek unë dhe më votuan në primaret e PD-së, duke më dhënë besimin për të qenë në listën kryesore të kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës. Pas disa bisedave me kryetarin e PD-së, zotin Sali Berisha, vendosa të mos jem pjesë e listës së hapur për qarkun e Tiranës.
Ndryshe nga sa kisha diskutuar dhe rënë dakord më herët me drejtuesit e lartë të PD-së, emri im nuk u përfshi në listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë. Për të qenë pjesë e primareve, sipas statutit të partisë, dhashë dorëheqjen si kryetar i degës së Kavajës, ku të gjithë së bashku kemi punuar fort duke ruajtur PD-në të bashkuar dhe duke fituar bashkinë dy vjet më parë. I gjithë rrugëtimi im në PD, që nga dita e parë si adoleshent e deri në fitoren e pak ditëve më parë, është i lidhur ngushtë me Kavajën dhe qytetarët e saj, që meritojnë një përfaqësim dinjitoz. Kavaja nuk mund të konsiderohet vazhdimisht si hambari i votave për PD, ndërsa përfaqësimi i saj në listat e deputetëve të jetë i padenjë.
Është e gabuar të mendosh se unë i trembem një gare në një listë të hapur. Faktet dhe votimet e fundit për zgjedhjet lokale dhe primaret treguan qartë forcën dhe peshën e demokratëve të Kavajës. Por angazhimi, përkushtimi, serioziteti dhe pasioni për të bërë më të mirën për demokratët, përveç votave të marra, duhet të përkthehet edhe në vlerësim për ata që kanë dhënë kontributin e tyre. Një parti e madhe dhe me vlera si PD nuk mund të shndërrohet në një parti që bën qoka për të preferuarit e qendrës dhe lë jashtë prioriteteve qëndrestarët e vërtetë, që i kanë qëndruar pranë në kohë të vështira dhe që janë përpjekur çdo ditë të bëjnë më të mirën për të.
Vendimi për të mos qenë pjesë e listës së hapur të PD-së për Tiranën nuk ishte një vendim i lehtë, por ishte i duhuri për të lënë vetes kohën e nevojshme për të reflektuar mbi angazhimin e mëtejshëm politik dhe gjithashtu për t’i treguar bashkëqytetarëve të mi se dinjiteti dhe fjala e mbajtur kanë qenë vlerat mbi të cilat e kam krijuar marrëdhënien shumëvjeçare me ta dhe parime mbi të cilat nuk do të shkel kurrë.
Unë, si Hysen, dhe familja ime do të mbetemi ashtu siç kemi qenë gjithmonë: demokratë të vlerave qytetare, me besimin në Zot që na drejton në rrugën tonë të përditshme dhe me besimin e përhershëm se e drejta do ta gjejë rrugën e vet, sado e ndërlikuar të jetë bërë rrugës.

 

Kadiu mori 913 vota në primaret që u zhvilluan në qarkun e Tiranës. /Vizionplus.tv/

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Berisha Gara primaret Terhiqet Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Pukë/ Policia i afrohet parcelës me kanabis, i armatosuri arratiset në mal

më shumë...

Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet e Sokrat Vatës se thikën e kishte 20 vjeçari

më shumë...

DOSJA HETIMORE/ Gjashtë minutat e fundit të portugezit, viktima u fut në det për t’i shpëtuar sherrit

më shumë...

Hoxha: Bashkërendim i përpjekjeve për adresimin e nevojave konkrete të qytetarëve shqiptarë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:05

Molla para gjumit, ja përfitimet që sjell...

10:51

“Jemi më të përgatitur”, Irani paralajmëron për...

10:10

Pukë/ Policia i afrohet parcelës me kanabis,...

10:04

Mbrëmje poetike në Elbasan! Promovohen autorët vendas,...

9:55

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët...

9:17

Përmbytje dhe stuhi në Spanjë, 7 të...

8:32

Kërcënimi amerikan për Iranin, Teherani thotë se...

8:20

Tragjike! Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë...

8:12

Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit...

7:54

Putin paralajmëron kundërpërgjigje ndaj ekonomisë ukrainase: Kievi...

7:25

“Më ço në spital”/ DJ i klubit...

6:33

Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet...

6:30

DOSJA HETIMORE/ Gjashtë minutat e fundit të...

5:55

“TikTok” gjobitet 400 mln dollarë! SHBA e...

5:31

Hoxha: Bashkërendim i përpjekjeve për adresimin e...

5:24

Presidenti Begaj në San Marzano di San...

5:21

Mirditë/ Plas tubi gjatë furnizimit me ujë...

4:49

Rama ironizon “çlirimtarët” e Sazanit: Revolucionarët e...

4:33

Momente paniku në Seman! Rojet bregdetare shpëtojnë...

4:23

Berisha akuzon Ramën për bashkitë: Kërkon më...

Më të klikuarat

  • “Më shau nga nëna, më qëlloi thikë në këmbë”, sh...
  • Tragjike/ Ariu tërheq zvarrë nga tenda e kampingut dhe vret...
  • Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet e...
  • U kap në flagrancë nga droni duke ndezur zjarr, arrestohet 6...
  • E rëndë në Kosovë/ Po luante me kallashnikov, i mituri qëllo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.