Një i moshuar I cili ishte larguar nga banesa e tij që në datën 22 shtator është gjendur I vdekur në pas ish fabrikës së ilaçit “Milva”, në lagjen “11 Janari” në Kuçovë.

 

Shtetasi me iniciale F.R., banues në fshatin Goraj në Kucove u gjet pa jete dhe pa shënja dhune, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Nga veprimet e kryera dhe kqyrja mjeko-ligjore rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, pasi vuante nga hiper tensioni.

 

Prej një jave, familjaret e kishin denoncuar si të zhdukur viktimen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *