Subscribe

Pas zgjedhjeve parlamentare të 21 qershorit në Serbi, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Mirosllav Lajçak do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin duke synuar rikthimin e palëve në tryeëzën e bisedimeve. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një intervistë për radion Europa e Lire tha se pazaret e territoreve kanë marrë fund dhe se Kosova është mjaft e qartë në pritshmëritë e saj.

AVDULLAH HOTI KRYEMINISTER I KOSOVES

“Të gjitha kompromiset që ne kemi bërë kanë përfunduar më 17 shkurt 2008, me Pakon e Ahtisarit, mbi të cilën është shpallur pavarësia e Kosovës dhe aranzhimet kushtetuese që sot i ka shteti i Kosovës në fuqi. Unë besoj që është edhe në interesin e Serbisë që sa më parë të normalizojmë marrëdhëniet dhe të përmbyllim marrëveshjen me njohje reciproke.”

Edhe presidenti Hashim Thaçi nënvizoi se ka ardhur koha për një vendimmarrje historike.

HASHIM THAÇI  PRESIDENT I KOSOVES

“Nuk ka kohë tani për matje të pulseve apo për trajtime seminarike të çështjes së Kosovës për njohje reciproke Kosovë -Serbi, por është koha për vendimmarrje historike që sjell rezultate konkrete”.

Ndërsa retorika mes kryeministrit dhe presidentit, se kush do ti udhëheqë bisedimet, ende nuk ka përfunduar. Thaçi i ka kujtuar sërish kushtetutën, Avdullah Hotit duke thënë se kreu i shtetit e përfaqëson vendin në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

 “Ne nuk jemi në garë por do të plotësojmë njëri-tjetrin. Edhe të bashkuar do të përballemi me vështirësi dhe pengesa të mjaftueshme”, është shprehur Thaci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *