Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
13 June 2026
Vizion fokus

Aksident në Shëngjin, autobusi del nga rruga dhe përfundon...

Autoritetet belge kërkojnë 5 vite burg për narkotrafikantët shqiptarë

Zjarr pranë zonave të banuara në Vlorë, flakët “përpijnë”...

Dita e 14-të e protestës, qytetarët grumbullohen në sheshin...

Dy makina përplasen kokë më kokë në Dhërmi, katër...

Berisha me fermerët në Cërrik: Jeni më të diskriminuarit...

Arrestimi i Ilir Shtufit në Selanik, policia greke jep...

Si u pastruan paratë e drogës, detaje nga dosja...

Berisha: Të mbështesim protestën! Kreu i PD akuzon Ramën...

Trump, Ngushtica e Hormuzit dhe Huthit “rrisin temperaturat” për...

Hodhi statujën nga ballkoni dhe la të vdekur turisten, prindërit e 13-vjeçarit në Napoli ndiqen penalisht për vrasje

23 Prill 10:44

Prindërit e një 13-vjeçari në Itali janë vënë nën akuzë për vrasje nga pakujdesia, pasi djali i tyre dyshohet se shkaktoi vdekjen e një turisteje duke hedhur një statujë të rëndë nga ballkoni.

Prokuroria e Napolit ka kërkuar që çifti të dalë në gjyq, duke argumentuar se ngjarja tragjike e ndodhur më 15 shtator 2024 mund të ishte parandaluar nëse ata do të kishin ushtruar mbikëqyrje më të madhe ndaj fëmijës së tyre.

Viktima, 30-vjeçarja Kiara Xhakonis, u godit në kokë nga një statujë oniksi me peshë rreth 1.2 kilogramë, ndërsa po ecte në rrugë së bashku me partnerin e saj. Pamjet filmike nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur ajo bie në tokë, ndërsa partneri i saj kërkonte ndihmë.

E reja u dërgua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, por ndërroi jetë dy ditë më vonë si pasojë e dëmtimeve të rënda në kokë.

Sipas policisë, objekti është hedhur nga ballkoni i katit të tretë nga 13-vjeçari. Megjithatë, ai është shpallur i pafajshëm nga gjykata e të miturve, pasi sipas ligjit italian, fëmijët nën moshën 14 vjeç nuk mbajnë përgjegjësi penale.

Prokurorët synojnë tashmë të mbajnë përgjegjës prindërit, duke pretenduar se nuk kanë ushtruar kontroll të mjaftueshëm dhe se i mituri dyshohet të ketë kryer edhe më parë veprime të rrezikshme.

Nga ana tjetër, prindërit mohojnë çdo përgjegjësi, duke deklaruar përmes avokatëve se nuk kishin dijeni për ngjarjen dhe se objekti i hedhur nuk ishte në pronësi të tyre. Ata kanë apeluar gjithashtu vendimin për djalin e tyre, duke kërkuar që ai të shpallet i pafajshëm mbi bazën e fakteve dhe jo vetëm për shkak të moshës.

Seanca paraprake në Gjykatën e Napolit është caktuar të mbahet më 26 qershor, për të vendosur nëse çështja do të kalojë në gjyq.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
13 vjecari Napoli Statuje Turistë

Nga e njëjta kategori

Aksident në Shëngjin, autobusi del nga rruga dhe përfundon në kanal

më shumë...

Autoritetet belge kërkojnë 5 vite burg për narkotrafikantët shqiptarë

më shumë...

Zjarr pranë zonave të banuara në Vlorë, flakët “përpijnë” barishtet dhe shkurret

më shumë...

Dita e 14-të e protestës, qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, nisin marshimin drejt kryeministrisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

7:44

Aksident në Shëngjin, autobusi del nga rruga...

6:56

Disa truke se si të bëni një...

6:45

Autoritetet belge kërkojnë 5 vite burg për...

6:34

Zjarr pranë zonave të banuara në Vlorë,...

6:09

Dita e 14-të e protestës, qytetarët grumbullohen...

5:51

FOTO/ Zhdukja e Eglant Koçit, Mand “Dhelpra”...

5:39

Dy makina përplasen kokë më kokë në...

5:33

Berisha me fermerët në Cërrik: Jeni më...

5:18

Kriminaliteti në kryeqytet, drejtori i policisë së...

5:17

Parashikimi i motit për ditën e diel

5:12

Arrestimi i Ilir Shtufit në Selanik, policia...

5:02

Drejtësia raporton në Kuvend, dëgjesa te Komisioni...

4:44

“Gjon Mili: retrospektivë”, ekspozita hapet në Muzeun...

4:30

Kishin mbetur në det të hapur, policia...

4:01

Rreziku për ndërtimet te Currilat, kryetarja e...

3:54

Si u pastruan paratë e drogës, detaje...

3:51

Pelegrinazhi në Kishën e Laçit, mijëra besimtarë...

2:50

Berisha: Të mbështesim protestën! Kreu i PD...

2:27

Vodhën xhirot ditore të 12 subjekteve, arrestohet...

1:59

Në lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar,...

Më të klikuarat

  • Në lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar, Klevisa Gega e zb...
  • “U futa në bela me burrin tënd”, Dasara i “...
  • Protesta në Bulevard, Rama: Po tentojnë ta kthejnë Shqipërin...
  • Nga Italia dhe Greqia në argjendaritë e Fierit e Lushnjës, z...
  • Protesta hyn në ditën e 14-të, Berisha: Çdo shqiptar duhet t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.